2010-12-07 16:20:19

Kardinal Hummes në Shkodër mbyll fazen e parë të proçesit kanonik të martirëve shqiptarë


Nesër në Shkodër më orën 10.00 në Katedalen e Shkodrës do të kremtohet Mesha e udhehequr nga Hirësia e Tij Kardinal CLAUDIO HUMMES OFM ish-Prefekt Kongregatës së Vatikanit për Klerin. Kjo Meshë shënon mbylljen e fazes së parë të proçesit kanonik të shenjtërimit të martirëve shqiptarë, në nivelin dioqezan, për Imzot Vinçenc Prenushin o.f.m. me shokë, të vrarë gjatë diktaturës së komunizmit.
Të pranishmit do të përshëndeten nga imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodër – Pultit dhe nga imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv i Tiranë – Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë.
Pas Meshës do të jetë edhe cermonia e mbylljes së Gjyqit e kryesuar nga imzot Angelo Massafra që është edhe president i Gjykatës kishtare të themeluar enkas për këtë çështje.
Ky proçes që ka filluar tetë vjet më parë tani do të kalojë në një fazë tjetër në Romë ku do të shqyrtohen të gjitha proçedurat dhe dokumentat që kanë të bëjnë me shenjtërimin e martirëve shqiptarë.
Kjo ngjarje pas asaj të lumturimit të Nënë Terezës është shumë e madhe për nga përmasat kishtare por edhe shoqërore, pasi ata burra dhe gra dhanë jetën e tyre nën atë diktaturë të tmerrshme edhe për një jetë më të lirë e më të mirë të gjithë Shqipërisë.
nga Tirana don Gjergj Meta







All the contents on this site are copyrighted ©.