2010-12-06 17:23:45

Papa pret kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban: nënvizon rëndësinë e krishtërimit në jetën e vendit.


Benedikti XVI priti, sot paradite, kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone si dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit – kryeministri foli për gjendjen shoqërore, ekonomike e politike të vendit. U nënvizua rëndësia e traditës së krishterë në jetën e kombit dhe roli i Kishës katolike në përtëritjen e tij.U kujtua edhe presidenca hungareze në Bashkimin Evropian, semestrin e ardhshëm, duke vënë theksin mbi disa këndvështrime të përbashkëta ndërmjet Hungarisë e Selisë së Shenjtë, për temat më të mprehta të situatës në Kontinentin Evropian. Së fundi, u shqyrtuan edhe disa çështje lidhur me marrëdhëniet dhe me bashkëpunimin në zonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.