2010-12-05 20:11:02

“Drejt Krishtlindjes: shtegtim atje, ku dashuria e Zotit iu dëftua mbarë botës”: Teologjia e Kohës së Ardhjes.


Koha e pritjes së Zotit ka një kuptim të thellë teologjik. Ta meditojmë sot së bashku. Teologjia e kësaj Kohe liturgjike bazohet mbi dy perspektiva kryesore: nga njëra anë termi Adventus (ardhje, mbërrijtje), tregon përvjetorin e ardhjes së parë të Krishtit; nga ana tjetër, na kujton ardhjen e Tij të dytë, në mbarim të mbarimit të jetës, kur koha do të ndalet e historia e njerëzimit do të mbyllë faqen e vet të fundit. Është ora kur do të hapet një libër tjetër, i pafundmë, i amshuar.
Kremtohen dy ngjarje, prandaj, në këtë periudhë pritjeje prej katër javësh, që i paraprin Krishtlindjes: ajo e Ardhjes së Krishtit ndër ne, e ajo e ardhjes së Tij të dytë e të fundme, kur njeriu, re e shqetësuar në kalim, arrin te caku i mbramë.
Shpirti Shenjt na prin, që të ecim me bindje e përkushtim ndërmjet këtyre dy caqeve, e që të mbërrijmë atje, ku do të ndërrojmë trajtë, për të hyrë pëfundimisht në dritë - a në errësirë. Dritë-hija është shprehje e kontradiktës së përjetshme të natyrës njerëzore: e mjerimit dhe e madhështisë së tij.
E festa, që e njohim me emrin Epifani, a Solemniteti i Dëftimit, është edhe Epifania e madhështisë së njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.