2010-12-05 15:14:16

Papa: ta dëgjojmë zërin e Zotit në shkretëtirën e botës së sotme


Si Gjon Pagëzuesi, ta dëgjojmë zërin e Zotit në shkretëtirën e botës. Këtë kërkoi Papa, duke shpjeguar kuptimin e kohës liturgjike të Ardhjes besimtarëve të mbledhur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan në mesditë për lutjen e Engjëllit të Tënzot.
“Në kohën e ardhjes – tha Papa – edhe ne jemi të thirrur ta dëgjojmë zërin e Zotit, që jehon në shkretëtirën e botës përmes Shkrimeve të Shenjta, posaçërisht kur këto predikohen me forcën e Shpirtit të Shenjtë”.
“Të dashur miq – nënvizoi Ati i Shenjtë Benedikti XVI , sikur ka shkruar Romano Guardini...’Shpëtimtari erdhi nga liria e Zotit..Kështu vendimi e përcaktimi i fesë qëndron...në pranimin e Atij që po afrohet’. “Shëlbuesi, shton teologu italiano-gjerman, - theksoi Benedikti XVI – vjen pranë çdo njeriu: në gëzimet e në trishtimet e tij, në njohjet e tij të qarta, në dyshimet e tundimet, në çdo gjë që e përbën natyrën e tij e jetën e tij”.
Si shembull dëgjimi, Papa Racinger përmendi Zojën e Bekuar e kujtoi se lutja e 8 dhjetorit të ardhshëm, në festën e Zojës së Papërlyer, do të shqiptohet nën shtyllën e Zojës që gjendet në sheshin Spanja në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.