2010-12-05 15:38:23

Më 5 dhjetor kalendari Kishtar përkujton Shën Sabën, abat


(05.12.2010 RV)Sot më 5 dhjetor, kalendari Kishtar përkujton Shën Sabën, themelues dhe Arkimandrit i bashkësisë murgare të "Laurës së madhe" në Palestinë. Kush e viziton sot këtë bashkësi, që jeton ndër shpella, hapur në faqet e rrëpirëta të shkëmbit, në Luginën e Cedronit , tek portat e Jerusalemit, do të vërejë menjëherë se këtu kujtimi i Shenjtit është ende i gjallë.
Shën Saba, shumë popullor, i nderuar posaçërisht nga Kisha greke, por jo më pak edhe nga Kisha e Romës, lindi në Mutalaska të Kapadocies në vitin 439. Pasi kaloi rininë në një manastir, në kushte shumë të shtrënguara jetese, u tërhoq për të medituar në shkretëtirë, ku provoi ç’do të thoshte jetë oshënare.
Vdiq më 5 dhjetor të vitit 532. Trupi i tij i patretur, i mbartur më parë Venedik e më pas në Romë, iu kthye më 1965 manastirit të tij nga Papa Pali VI.







All the contents on this site are copyrighted ©.