2010-12-03 17:21:00

Ndërroi jetë kardinali Mikele Xhordano. Papa: “I shërbeu bujarisht Ungjillit e Kishës”.


(03.12.2010 RV)Mbrëmë vonë, në spitalin Monaldi të Napolit, ku ishte shtruar javën e kaluar, ndërroi jetë kardinali Mikele Xhordano, kryeipeshkëv nderi i qytetit italian, në moshën 80 vjeçare.
Papa, në një telegram drejtuar kardinalit Kreshencio Sepe, kryeipeshkëv aktual i Napolit, shpreh ngushëllimet për vdekjen e Prelatit të lartë i cili – thekson Benedikti XVI – i shërbeu bujarisht Ungjillit e Kishës, përmes një veprimtarie të palodhshme baritore.
Mesha e Dritës, kryesuar nga kardinali Sepe, do të kremtohet nesër, në orën 16. 30, në Bazilikën e Zojës së Kurozëzuar, në Kapodimonte, ku është vendosur për homazhe trupi i kardinalit të ndjerë e ku edhe do të varroset.
Mikele Xhordano u krijua kardinal nga Papa Gjon Pali II, në Koncistorin e qershorit 1988. Ishte Kryeipeshkëv nderi i Napolit, që nga 20 maji i vitit 2006.







All the contents on this site are copyrighted ©.