Wikileaks: Interpoli lëshon mandat arresti për themeluesin
(01.12.2010 RV)Mandat arresti ndërkombëtar për themeluesin e Wikileaks, Xhulian
Asanzh. Ndërhyrjen e Interpolit e kërkoi Suedia, në kuadrin e një hetimi për abuzime
seksuale. Avokatët e Xhulian Asanzh i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar
mandatarrestin, por për vendimin duhet pritur java e ardhshme. 39 vjeçari australian,
themelues i Wikileaks, kërkohet nga Suedia për t’u pyetur në një çështje për “dhunim
dhe agresion seksual”, pas denoncimit të dy grave në gusht.