2010-12-01 16:54:35

Partia e Mubarakut konfirmohet në Egjipt


(02.11.2010 RV)Partia Nacional-demokrate, në fuqi në Egjipt, fitoi turnin e parë të zgjedhjeve legjislative, që u mbajtën të dielën, duke marrë 200 nga 508 vendet në parlament. Rezultatet u dhanë gjatë natës së djeshme. Partia e Vëllezërve Myslimanë nuk ka fituar asnjë vend. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, vitin që vjen, kandidatura e Mubarakut, i cili është në krye të shtetit që prej 29 vjetësh, ka pak gjasa të kundërshtohet nga kandidatë të tjerë të pavarur.








All the contents on this site are copyrighted ©.