(01.12.2010 RV)Sot paradite, gjatë audiencës së përgjithshme, Papa bekoi shtatoren
prej bronzi të Zojës së Loretos, Pajtore e Aviacionit, e cila do të vendoset në aeroportin
romak të Fiumiçinos. E Lumja Virgjëra Mari e Loretos, me Krishtin Fëmijë në krahë,
e gjatë 2 metër e gjysëm, ka nën këmbë globin tokësor, ndërsa mbi të fluturojnë tre
avionë. Shtatorja do të vendoset gjatë kremtimit solemn të 90- vjetorit të shpalljes
së Zojës së Loretos, Pajtore e aviacionit, në një nga vendet më të dukshme të Aeroportit.
E, që aty, do të përshëndesë, do të bekojë e do të mbrojë shtegtarët, që marrin rrugët
ajore drejt të gjitha vendeve të botës.