2010-12-01 16:54:56

Dita botërore e luftës kundër Sidës


(01.12.2010 RV)33,4 milion banorë të botës jetojnë sot me virusin e Sidës në trup. Çdo vit regjistrohen 2,6 milion raste të reja dhe 1,8 milion vdekje. Nga të dhënat e fundit, që u paraqitën sot, në Ditën Botërore kundër Sidës, shihet qartë se numri i të infektuarve zvogëlohet, por qendra e sëmundjes mbetet akoma Afrika. Është bërë shumë për kurimin dhe shpërndarjen e ilaçeve për të gjithë, por kjo është një fushë, ku duhet punuar akoma. Në vitin 2006, shtetet anëtare të OKB-së u impenjuan që brenda vitit 2010 – pra brenda këtij viti – t’u jepnin të gjithë të sëmurëve me Sidë mundësi për kurim. Fatkeqësisht, kjo datë duhet shtyrë.








All the contents on this site are copyrighted ©.