2010-12-01 16:53:57

Atë Lombardi: deklarata mbi OGM, nënshkruar nga studiuesit në Vatikan, nuk shpreh qëndrimin e Selisë së Shenjtë


(01.12.2010 RV)Ka shkaktuar shumë diskutime, botimi i një deklarate, që pranon përdorimin e organizmave gjenetikisht të modifikuar(OGM) në industrinë ushqimore. Ajo u nënshkrua nga 40 shkencëtarë, në përfundim të javës së studimeve, mbajtur në maj 2009 në Akademinë Papnore të Shkencave në Vatikan. Sot, deklarata është komentuar si hapje e Selisë së Shenjtë ndaj përdorimit të OGM-ve.
Zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi përgjigjet me një notë, ku sqaron se mendimi i studiuesve, pavarësisht se janë mbledhur në Vatikan, nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Selisë së Shenjtë, apo të Magjisterit të Kishës. Deklarata përfundimtare e javës së studimeve ka vetëm vlerën e dhënë nga autoriteti i shkencëtarëve, që e kanë nënshkruar. E nuk mund të jetë as qëndrim i Akademisë Papnore, pasi ajo nuk është konsultuar mbi problemin e as është në plan ndonjë konsultim i tillë, sqaron atë Lombardi.








All the contents on this site are copyrighted ©.