2010-11-30 15:22:56

Mesazhi i Papës për funeralin e Manuela Kamanjit: tani Zoti e shtrëngon fort në krahët e Tij


(30.11.2010 RV)“Kudo që të biem, biem në duart e Tij. Pikërisht aty, ku askush nuk mund të na shoqërojë, na pret Zoti: Jeta jonë”. Gjithë feja dhe ëmbëlsia e Papës përmblidhen në rreshtat e fundit të mesazhit të tij për funeralin e Manuela Kamanjit, gruas 56-vjeçare të bashkësisë “Memores Domini”, në shërbim në apartamentin papnor, e cila vdiq më 23 nëntor në një aksident rrugor. Funerali i laikes së shuguruar u kremtua dje në vendlindjen e saj, San Piero in Bagno në Itali, në praninë e sekretarit të veçantë të Papës, imzot Georg Genshvajn.







All the contents on this site are copyrighted ©.