2010-11-29 18:57:46

“Drejt Krishtlindjes: shtegtim atje, ku dashuria e Zotit iu dëftua mbarë botës”.


(29.11.2010 RV)Është Koha e Ardhjes. Kohë e pritjes. Kohë e përgatitjes shpirtërore. Besimtarët presin dëftimin e Zotit, që vjen përsëri mes nesh në Shpellën e Betlehemit. Po, a mund të pritet një Zot, pa u përgatitur mirë për ardhjen e Tij? Duke nisur nga shekulli IV, Kisha filloi t’u tregojë besimtarëve në ç’ udhë shpirtërore duhet të ecnin, që të përgatiteshin për Pashkë. E, në shekullin IV, edhe për Krishtlindje, për të parë Dritën e Madhe, për të takuar Zotin Foshnje, që lindi dymijë vjet më parë në një Shpellë të thjeshtë të Palestinës, që rilind përvit në zemrat e besimtarëve, në pritje. Shekujt i zënë vendin njëri tjetrit, kohët ndryshojnë, po Zoti mbetet Një i vetëm: i dëftohet vit për vit njeriut, duke i kujtuar se erdhi ta shpëtojë, t’i dhurojë Dritën e madhe, jetën e pasosour. Kohët ndryshojnë, po rruga, e cila na çon në Shpellën e Betelehemit, është po ajo, që ishte më se dymijë vjet më parë, kur Zoja e Jozefi prisnin, e përgatiteshin. Me ta presim e përgatitemi edhe ne! Ju ftojmë, prandaj të meditojmë së bashku për historinë e Kohës së Ardhjes, kuptimin e saj teologjik, kremtimin në ditët tona e nëntëditshin e Krishtilindjes. Një meditim të shkurtër, për çdo ditë!







All the contents on this site are copyrighted ©.