2010-11-29 18:56:24

Kardinali Bertone në Kazakistan për takimin e rangut të lartë të OSBE-së


(29.11.2010 RV)Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, do të marrë pjesë, në krye të një delegacioni vatikanas, në takimin e rangut të lartë të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do të mbahet më 1 e 2 dhjetor, në Astana të Kazakistanit. Selia e Shenjtë është anëtare me titull të plotë e kësaj Organizate, në të cilën bëjnë pjesë 56 shtete.
Delegacioni vatikanas përbëhet edhe nga imzot Dominik Mambertì, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet; imzot Miguel Maury Buendia, nunc apostolik në Kazakistan dhe imzot Michael Banach, përfaqësues i përhershëm i Selisë Apostolike pranë OSBE-së. Pas përfundimit të takimit të rangut të lartë, më 3 e 4 dhjetor, kardinali Bertone do të bëjë një vizitë baritore në Kazakistan, i shoqëruar nga imzot Mambertì.







All the contents on this site are copyrighted ©.