(26.11.2010 RV)Më 1 marsin e kaluar, Papa dha lejën për themelimin e një enti,
të quajtur “Fondacioni Vatikanas Jozef Racinger-Benedikti XVI”, duke iu përgjigjur,
kështu, dëshirës së shprehur nga shumë studiues gjatë viteve. Qëllimi i Fondacionit
është të promovojë studimin e shkrimeve të profesorit Jozef Racinger, sot Papa Benedikti
XVI, të nxisë njohjen e teologjisë, të organizojë takime me vlerë të lartë kulturore
e të vlerësojë studiues, që shquhen për kërkime shkencore. Fondacioni u paraqit sot
paradite, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.