Asia Bibi në qendër të udhëtimit të kardinalit Turan në Pakistan
(26.11.2010 RV)Në Pakistan, ka mundësi të zgjidhet çështja e Asia Bibit, gruas
së krishterë, dënuar me vdekje për blasfemi. Ministri për pakicat, Shahbaz Bhatti
bëri të ditur se ekziston një raport mbi pafajësinë e saj. Dje, mbërriti në Islamabad
kreu i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinali Zhan Lui Turan, ndërsa ekstremistë
myslimanë protestojnë edhe sot kundër faljes së gruas.