2010-11-25 18:41:51

Parlamenti Evropian miraton rezolutën në mbrojtje të të drejtave themelore në Irak e ndalimin e dhunës ndaj të krishterëve


Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën urgjente, paraqitur me nismën e Mario Maruo e të Grupit Ppe, ku shprehet me forcë kërkesa drejtuar Qeverisë irakiane për marrjen e masave të menjëhershme për të ndalur sulmet e dhunshme ndaj të krishterëve e pezullimin e menjëhershëm të dënimit me vdekje për Tarek Aziz.
Teksti i miratuar, shpreh bashkimin e asamblesë evropiane në mbrojtje të të drejtave themelore, i kërkon qeverisë irakiane të veproj menjëherë në të mbrojtje të bashkësisë së krishterë e për lirinë e fesë në vend, dhe është një impenjim i qartë kundër dënimit me vdekje duke kërkuar edhe pezullimin e ekzekutimit të Tarek Azizit.
Rezoluta i kërkon qeverisë së Irakut të rrisë luftimin kundër dhunës ndëretnike e të siguron daljen para drejtësisë të autorëve të sulmeve të dhunshme. Kërkesa e saktë politika në fushën e të drejtave njerëzore e të parimeve demokratike, të pranishme në rezolutë, janë sot parim e parakusht që BE-ja do të kërkojë për arritjen e marrëveshjes së parë të bashkëpunimit ekonomik me Irakun.







All the contents on this site are copyrighted ©.