2010-11-25 18:30:44

Në Belgjikë akuzohen për terrorizëm 9 vetë


Autoritetet belge kanë ngritur aktakuzat për terrorizëm kundër nëntë personave. Ky hap vjen pas operacioneve policore të së martës në Belgjikë dhe në disa Vende evropiane. Prokuroria belge ka ngritur paditë kundër shtatë personave që i takojnë një rrjeti terrorist islamik, që planifikonte sulme në Belgjikë dhe rekrutonte militantë islamikë për organizatën çeçene Emirati i Kaukazit.
Kjo organizatë synon krijimin e një shteti islamik në jug të Rusisë. Dy të tjerë akuzohen se i përkasin një rrjeti që mbledh fonde dhe rekruton njerëz për grupet militante islamike në Irak e Afganistan. Tre persona u arrestuan të martën e kaluar në Gjermani e Holandë të dyshuar për të njëjtat vepra kriminale.







All the contents on this site are copyrighted ©.