Irak: Maliki emërohet kryeministër, thirrje për bashkim kombëtar Vendit
Emëruar kryeministër për të detyrën herë, gati nëntë muaj ngërçi politik pas zgjedhjeve
parlamentare në Irak, Nuri el Maliki, bëri thirrje për bashkim ndërmjet elementeve
të ndryshme që e ndajnë vendin. Presidenti i vendit Talabani i ka dhënë Malikit 30
ditë kohë për formimin e qeverisë dhe u ka kërkuar partive të paraqesin “kandidat
cilësor e të ndershëm”. “I kërkoj popullit irakian të punojë për kapërcimin e të gjitha
diskutimeve e mosmarrëveshjeve të kaluara, duke lënë pas shpine e të hapin një faqe
të re bazuar mbi bashkëpunim”, tha Al-Maliki gjatë ceremonisë së marrjes së mandatit.
Zgjedhjet parlamentare në fillim të marsit të kaluar nuk nxorën fitues me shumicë
absolute asnjë prej partive e kampeve politike. Kështu, aleanca shiite e Malikit është
grindur për një kohë të gjatë me aleancën sunite të ish-kryeministrit Allavi se kush
do të drejtojë qeverinë e ardhshme të vendit.