2010-11-24 12:36:28

Të mësojmë nga shën Katerina ta duam me guxim Krishtin dhe Kishën: kështu Papa gjatë audiencës së përgjithshme


(24.11.2010 RV)Shën Katerina e Sienës, megjithëse ishte e vetëdijshme për mungesat njerëzore të meshtarëve, ka pasur gjithnjë respekt e nderim të madh për ta, pasi përmes Sakramenteve, ata japin forcën shëlbuese të Gjakut të Krishtit. Kështu tha sot Papa Benedikti XVI gjatë audiencës së përgjithshme, duke kujtuar se shenjtja sieneze i ftoi gjithnjë meshtarët, përfshirë edhe Papën, që e quante “Krishti i ëmbël mbi tokë”, të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. E bëri këtë për hir të dashurisë së saj të thellë e të vazhdueshme për Kishën. “Të dashur vëllezër e motra – përfundoi Ati i Shenjtë – të mësojmë nga shën Katerina ta duam me guxim, me intensitet e sinqeritet, Krishtin dhe Kishën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.