2010-11-24 17:30:54

Në Zelandë të Re shpërthimi dytë në minierë shkakton vdekjen e 29 minatorët të bllokuar në brendësi


Në një minierë të Zelandës së re, ku ishin të bllokuar 29 vetë, sot policia njoftoi për një shpërthim të dytë në minierë në Zelandë të Re, fuqia e të cilit nuk lë shpresë për të mbijetuar. Kryeministri i Zelandës së Re, Xhon Kej, që i kishte paralajmëruar bashkatdhetarët për më të keqen, tha se vendi i tij ishte në zi.
Veç zelandezëve, ndër viktima ka edhe shtetas australianë dhe dy britanikë. Të 29 minatorët, e bllokuar në një minierë qymyri të Zelandës së Re që prej pesë ditësh, janë shpallur të vdekur.
Eksplodimi i dytë, pas atij të parit, që ndodhi të premten, sipas policisë ishte aq i fuqishëm, që mund të ndodhë, që askush nuk ka shpëtuar. Disa familjarë të minatorëve janë larguar me makina shëndetësore, pas shpalljes se minatorët ishin të vdekur. Gazi metan në xeheroren Pike River, nuk ka lejuar ekipet e shpëtimit të hyjnë në minierë.







All the contents on this site are copyrighted ©.