2010-11-24 12:37:18

Javën e ardhshme në Vatikan çelen punimet e plenaries së Komisionit Teologjik Ndërkombëtar.


(24.11.2010 RV)Çështja e parimeve të teologjisë, me kuptimin dhe metodën e vet. Çështja e një Zoti të vetëm në lidhje me tri besimet monoteiste dhe në fund, integrimi i Doktrinës shoqërore të Kishës në kontekstin më të gjerë të Doktrinës së krishterë. Këto janë tri temat rreth të cilave do të diskutohet në punimet e plenaries së ardhshme të Komisionit Teologjik Ndërkombëtar, që kard. Uiliam Levada do të kryesojë nga 29 nëntori deri më 3 dhjetorin e ardhshëm në Vatikan, pranë Domus Sanctae Martae. Drejtimi i punimeve do t’i besohet Sekretarit të përgjithshëm të Komisionit, Atë Sharl Morerò.







All the contents on this site are copyrighted ©.