2010-11-24 17:24:40

Ditë zije në familjen papnore: vdes një nga laiket e shuguruara, në shërbim të Papës.


(24.11.2010 RV)Ditë zije për familjen papnore: sot paradite vdiq në Romë, laikja e shuguruar, Manuela Kamanji, një nga katër gratë, që njihen me termin latin Memores Domini, në shërbim të Benediktit XVI, në apartamentin papnor. Gruaja u shtyp mbrëmë nga një automobil në rrugën Nomentana. Përpjekjet për ta shpëtuar, duke e operuar, pasi u mbart në Poliklinikën Umberti I, nuk patën asnjë rezultat.
Në librin-intervistë “Drita e botës”, botuar dje, Papa përshkruan edhe çaste nga jeta e përditshme, që i kalon së bashku me dy sekretarët e posaçëm si dhe me katër Memores Domini.
Para se të vihej në shërbim të Papës, Manuela Kamanji pati shërbyer në Tunizi, kur ishte ipeshkëv imzot Fuad Tval.
Bashkësia e Radio Vatikanit i shpreh afërsinë familjarëve dhe familjes papnore, në zi për humbjen e Manuelës.







All the contents on this site are copyrighted ©.