2010-11-23 15:01:27

Shkëmbim zjarri ndërmjet dy Koreve. Dy të vrarë dhe 15 të plagosur koreanojugorë.


(23.11.2010 RV)Dy të vrarë dhe pesëmbëdhjetë të plagosur koreanojugorë pas sulmit të paradites së sotme mbi ishullin koreanojugor të Jonpjongut. Në komunikatën për shtyp të ushtrisë komuniste të veriut publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Pjonjangut thuhet se ishte Korea jugore ajo që qëlloi e para.
“Armiku koreanojugor – lexohet në notë, me gjithë paralajmërimet tona të vazhdueshme, kreu provokime ushtarake duke qëlluar me artileri kundër territorit tonë detar, në afërsi të ishullit të Jenpjongut. Prandaj ushtria koreanoveriore do t’i vazhdojë pa druajtje sulmet luftarake nëse armiku koreanojugor do të guxojë të sulmojë territorin tonë.” – vazhdon komunikata e Koresë së Veriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.