2010-11-23 15:53:44

Kardinali Bertone : veprimtaria e Vatikanit në skenën ndërkombëtare ka si qëllim gjetjen e së mirës së përbashkët.


(23.11.2010 RV)Institucionet ndërkombëtare janë në garë për “përpunimin e një kulture që rrënjoset në jetën tonë të përditshme.” Një kulturë që Selia e Shenjtë e vlerëson për të kapur atë që përputhet me të mirën e përbashkët të familjes njerëzore.” Kështu deklaroi sot paradite Sekretari i Shtetit kardinali Tarçizio Bertone gjatë inaugurimit të vitit të ri akademik të Universitetit Papnor Lateranens. “Kontributi i Selisë së Shenjtë, - shtoi Kardinali ka si qëllim të udhëzojë edhe zgjedhje me karakter thjesht teknik “përmes parimeve etike, të drejtësisë dhe të solidaritetit.

“Pozita e Selisë së Shenjtë në kuadrin ndërkombëtar sjell me vete edhe ndërlikime jo vetëm në fushën juridike dhe institucionale por edhe në atë politike,” domethënë që lidhen me qeverisjen e Bashkësisë së Kombeve”. “Kisha është e vetëdijshme se sot, çështje si mbrojtja e Krijimit, mbrojtja e dinjitetit njerëzor, zhdukja e varfërisë, kanë nevojë që synimet dhe veprimet të bashkohen në një pikë në mënyrë që popujt dhe shtetet të ndjehen me të vërtetë si një familje e madhe kombesh.” theksoi më tej kard. Bertone.







All the contents on this site are copyrighted ©.