2010-11-23 15:01:17

Kamboxha: 378 të vdekur dhe 755 të plagosur nga turma në panik.


(23.11.2010 RV)Arriti në 378 të vdekur dhe 755 të plagosur bilanci i tragjedisë në një urë në Pnom Pen, në Kamboxha shkaktuar nga paniku në turmën e pjesëmarrësve në ditën e festës popullore të Ujit. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Këshillit të Ministrave Paj Sifan. Me qindra murgjër budistë kremtuan sonte një ceremoni në nder të viktimave në vendin ku ndodhi fatkeqësia, ndërsa qeveria e shpalli të enjten ditë zie kombëtare. Paniku u shkaktua mesa duket nga një shkarkim elektrik mbi urë pikërisht gjatë procesionit budist.







All the contents on this site are copyrighted ©.