2010-11-22 16:46:16

Takim Obama-Medvjedjev në fund të mbledhjes së NATO-s në Lisbonë


(22.11.2010 RV)Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama pati dje një takim të paparashikuar me kreun e Federatës Ruse, Dmitrij Medvjedjev, me të cilin bisedoi për 15-20 minuta, në përfundim të mbledhjes së Këshillit NATO-Rusi në Lisbonë. Takimi u zhvillua pa dëshmitarë, vetëm në praninë e përkthyesit. U kërkua nga presidenti Obama e sipas lajmeve gjysëm zyrtare, ishte shumë i përzemërt. U bisedua për gjendjen në Gjeorgji dhe për vështirësitë pas ratifikimit të Traktatit Start për çarmatimin nga ana e SHBA-ve.
Nga ana e tij, presidenti rus foli me gazetarët, duke e quajtur mbledhjen historike. Përsa i përket planit të NATO-s për mbrojtjen me raketa, Medvjedjev sqaroi se Rusia mund të marrë pjesë, por kjo do të shihet në të ardhmen. Pati pra një hap përpara të Kremlinit, në krahasim me kundërshtimet e tij, kur instalimi i raketave në Poloni e në Republikën Çeke u propozua për herë të parë nga ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush. Medvjedjev sqaroi gjithashtu se Rusia nuk do të instalojë raketat e veta në Kaliningrad dhe se e ka anulluar kontratën për shitjen e raketave S300 në Iran.







All the contents on this site are copyrighted ©.