2010-11-22 16:07:58

Në Kerala të Indisë, promovohet harmonia ndërmjet feve


(22.11.2010 RV)Ëndrra, që e bëri atë Sebastian Painadat të themelonte 13 vjet më parë, qendrën shpirtërore Sameeksha në shtetin indian të Keralas mund të quhet sot e realizuar. Megjithëse katolike, ajo nuk është vetëm një vend meditimi, por edhe pikë takimi për personat me fe të ndryshme, në kërkim të atij Zoti, para të cilit nuk vlejnë ndarjet sipas kastave të shoqërisë indiane. “Gjatë viteve – shpjegon meshtari – qendra është bërë një vend, ku myslimanët e hinduistët e ndjejnë se të krishterët i pranojnë.
E kemi kuptuar se dialog nuk do të thotë thjesht të flasësh, por duhet të kultivosh marrëdhënie të vërteta ndërmjet feve. Kur ne, besimtarë me fe të ndryshme, takohemi si miq, e kuptojmë se Shpirti i Shenjtë, pavarësisht se secili e interpreton sipas mënyrës së vet, na i bashkon zemrat dhe na e shndërron jetën. Në këtë proces shndërrimi jemi të gjithë shtegtarë në të njëjtën rrugë”. Struktura, e themeluar në vitin 1987, promovon jetën e thjeshtë, dietën vegjetariane, afërsinë me njerëzit, harmoninë me natyrën e me fetë e tjera, por sidomos mikpritjen e sinqertë dhe atmosferën kundruese, që e bëjnë unike. Çdo vit, qendra ofron programe formimi mbi tekstet e shenjta të feve të ndryshme, seminare teologjie dhe lutje të përbashkëta.







All the contents on this site are copyrighted ©.