Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Urbano Navarrete, mësues shembullor
i meshtarëve të ardhshëm.
(22.11.2010 RV)Papa shpreh “Nderim të thellë, si për dëshminë personale të
jetës së krishterë e të asaj rregulltare, ashtu edhe për shërbimin shembullor në formimin
e breznive të reja, posaçërisht të meshtarëve”, në një telegram ngushëllimi, duke
kujtuar figurën e ndritur të kardinalit jezuit spanjoll, Urbano Navarrete Kortéz,
që vdiq sot, në Romë, në moshën 90 vjeçare. Mesha e dritës për Kardinalin e ndjerë,
që do të kremtohet pasnesër, në Bazilikën e Vatikanit, do të kryesohet nga kardinali
Anxhelo Sodano, dekan i Kolegjit Kardinalor. Në përfundim të kremtimit, Benedikti
XVI do t’u drejtojë fjalën të pranishmëve dhe do të kryesojë ritet e Lamtumirës së
fundit: Ultima Commendatio dhe Valedictio.