(22.11.2010 RV)E quajnë “Nënë Tereza e re”, por emri i saj i vërtetë është
motër Rut Pfau e vjen nga Gjermania. Edhe ajo, ashtu si e Lumja shqiptare, është murgeshë
e Bijave të Zemrës së Zojës e, edhe ajo e kalon jetën duke ndihmuar të varfërit, në
mesin e popullsisë së Pakistanit, që ka humbur gjithçka nga përmbytjet. Agjensia katolike
“Asianews” tregon historinë e kësaj murgeshe 81 vjeçare, që është edhe mjeke. Pasi
hapi disa klinika në Pakistan për kurimin e gërbulës, me emergjencën e re, organizoi
kampe për refugjatët. “Vetëm ne shkojmë nëpër këto kampe, ku, për një arsye o për
një tjetër, askush nuk duket se ka dëshirë, ose është në gjendje të ndihmojë këta
njerëz të shkretë”, thotë ajo vetë. Motër Ruti e ka filluar aktivitetin misionar 50
vjet më parë, por që e vogël, në Lajpcig, ka rrezikuar jetën, së pari në luftë e pastaj
nën sovjetikët.