2010-11-21 18:47:10

Thirrje e Papës për të krishterët në Irak e për të dëmtuarit nga përmbytjet në Kolumbi. Lutje për murgeshat e klauzurës


(21.11.2010 RV)Në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa foli sërish për solemnitetin e Krishtit Mbret, themeluar nga Papa Piu XI në vitin 1925. Ati i Shenjtë komentoi Ungjillin e shën Lukës, i cili paraqet, si në një pikturë të madhe, pushtetin mbretëror të Jezusit në çastin e kryqëzimit. Zoti, theksoi Papa, na zbulon kështu rrugën e dashurisë, që na fton ta ndjekim edhe në artin e krishterë.RealAudioMP3
Pastaj, disa thirrje. Së pari, Benedikti XVI e ngriti zërin për të krishterët e përsekutuar në Irak, të cilët u kujtuan sot me një ditë lutjeje në Itali:
“Bashkohem me këtë lutje korale drejtuar Zotit të jetës e të paqes, që në çdo anë të botës t’u sigurohet të gjithëve liria fetare. Jam pranë këtyre vëllezërve e motrave për dëshminë e lartë të fesë në Zotin”.
Papa përmendi më pas rreth një milion të dëmtuarit nga përmbytjet në Kolumbi:
“Duke uruar që thirrjet për solidaritet të dëgjohen, i lutem Zotit për viktimat e për sa po jetojnë orë ankthi e vuajtjeje”.
Sot, Kisha Katolike përkujtoi edhe Paraqitjen e shën Marisë Virgjër në Tempull, me anë të ditës, që quhet “pro Orantibus” dhe që i fton besimtarët të luten për murgeshat e klauzurës, sidomos për ato kuvende, të cilat kanë vështirësi të mëdha. Papa i kujtoi me dashuri dhe siguroi lutjet e veta. Së fundi, përmendi viktimat e rrugës, që patën sot Ditën e tyre Botërore:
“…inkurajoj vazhdimin e impenjimit të parandalimit, që po jep rezultate të mira, duke kujtuar gjithmonë se kujdesi dhe respekti i normave janë forma e parë e ruajtjes së vetvetes dhe të të tjerëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.