2010-11-19 16:54:10

Në Vatikan themelohet fondacioni Ratzinger


Edhe në Vatikan, ashtu siç ndodhi në Gjermani, lind një fondacion kushtuar mendimit të Benediktit XVI. “Fondacioni vatikanas Joseph Ratzinger – Benedikti XVI” që do të paraqiten para shtypit të premten e ardhshme më 26 nëntor. President i këtij fondacioni do të jetë imzot Giuseppe Antonio Scotti, president i Librarisë Botuese të Vatikanit ( shtëpia botuese e Selisë së Shenjtë) e sekretar i dytë i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, ndëria në udhëheqje të Komitetit shkencor të fondacionit do të ulet kardinali Camillo Ruini, ish-president i Konferencës Ipeshkvnore italiane. Një fondacion i ngjashëm është themeluar më 2008 në Gjermani nga ish studentët e prof. Ratzinger , quhet Schuelerkreis e ka si qëllim “promovimin e teologjisë në frymën e Joseph Ratzingerit”. Fondacioni ka mbledh 1,6 milion euro nga shitja e librave të Benediktit XVI si vepra “Jezusi i Nazaretit” e tjera vepra.







All the contents on this site are copyrighted ©.