2010-11-19 13:34:10

Fillon Samiti i Vendeve të Natos në Lisbonë, i pranishëm kryeministri Shqipërisë


Fillon sot në Lisbonë takimi i nivelit të lartë të Vendeve të NATO. Në agjendë është çështja e Afganistanit, marrëdhëniet me Rusinë dhe strategjia e Aleancës. Në këtë Samit marrin pjesë 40 kryetar Shtetesh e Qeverish, ndër ta është edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Në këtë samit marrin pjesë 40 kryetarë shtetesh e qeverish të 28 vendeve anëtare, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve ndërkombëtare. Ky është samiti i parë në nivel kryetarësh shtetesh dhe qeverish ku Shqipëria merr pjesë, pas anëtarësimit të saj në NATO.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe në përbërje të tij janë ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami, ambasadori shqiptar në NATO, zoti Artur Kuko dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Sipas agjendës së përcaktuar, mësohet se sot të shtunën paradite, në vijim të agjendës së samitit, Berisha do të marrë pjesë në seancën e diskutimeve mbi Afganistanin dhe në mesditë në seancën kushtuar marrëdhënieve të NATO s me Rusinë, që zhvillohen në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive.







All the contents on this site are copyrighted ©.