Ministri Jashtëm Haxhinasto: marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin janë të mira e
të shumanshme. U fol edhe për Kosovën
Sot vijojmë me pjesën e dytë të intervistës sonë me ministrin e jashtëm të Shqipërisë,
zotin Edmond Haxhinasto. Siç kemi njoftuar, dje (17 nëntor) në mbarim të audiencës
së përgjithshme, ministri i jashtëm i Shqipërisë u takua me Papën Benediktin XVI,
ndërsa pardje (16 nëntor) është takuar me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë
imzot Mambertin, në kuadrin e vizitës dyditore në Vatikan. Në pjesën e dytë intervistës
me dom David Gjugjën, ministri i Jashtëm Haxhinasto flet për marrëdhëniet e bashkëpunimin
ndërmjet dy Shteteve: Selisë së Shenjtë e Shqipërisë, për çështjen e Kosovës për çka
u fol në takim të përmendur, për integrimin e Shqipërisë në BE e tjera. Ta dëgjojmë
bisedën me ministrin Haxhinasto................