2010-11-17 14:22:30

Thirrje e Benediktit XVI për lirimin e Azia Bibi dhe për mbrojtjen e të krishterëve në Pakistan.


(17.11.2010 RV)Në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, Benedikti XVI ngriti zërin për situatën e vështirë të të krishterëve në Pakistan, gjithnjë shpesh viktima të dhunës e të diskriminimit. Këto ditë, pohoi Ati i Shenjtë, bashkësia ndërkombëtare po e ndjek me shqetësim të thellë këtë situatë:
“Në mënyrë të posaçme, theksoi Ati i Shenjtë, i shpreh afërsinë time shpirtërore Zonjës Azia Bibi dhe familjarëve të saj, ndërsa kërkoj t’i kthehet sa më shpejt liria e plotë. Lutem edhe për të gjithë njerëzit, të cilët jetojnë në situata të ngjashme, që t’u respektohen dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e tyre themelore”.
Kujtojmë se Azia Bibi është pakistaneze e krishterë, e dënuar me vdekje për blasfemi.
Para kësaj thirrjeje, Papa mbajti katekizmin, përqendruar tek figura e Shën Gjulianës di Kornijon, që njihet edhe si Shën Gjuliana e Liezhit, sepse u lind në rrethinat e këtij qyteti, ndërmjet viteve 1191-1192.







All the contents on this site are copyrighted ©.