2010-11-17 16:57:11

Në sheshin e Shën Pjetrit delegatët Caritas-Migrantes për t’i dhuruar Papës përmbledhjen 10 vjeçare të dosjeve të emigracionit


(17.11.2010 RV)Një delegacion i madh i Karitasit Italian dhe i Fondacionit “Migrantes” të Konferencës Ipeshkvnore Italiane mori pjesë sot paradite në audiencën e përgjithshme të Benediktit XVI. Në përfundim të saj, veprimtarët i dhuruan Papës dosjet e emigracionit, ku përmblidhen statistika e reflektime mbi gjendjen e të huajve në Itali, gjatë 10 vjetëve të fundit. Vetë Dosja e puna për përpilimin e saj mbushin 20 vjet. Cili është bilanci? Folëm me drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit “Migrantes”, imzot Xhankarlo Perego:RealAudioMP3
Bilanci është pozitiv, pasi me dosjen janë rritur dhe pjekur punonjës kërkimorë të kësaj fushe. Është një takim ndërmjet punonjësve italianë dhe të huaj. Kemi paraqitur në mijëra shkolla fenomenin e emigracionit, i cili merr gjithnjë e më tepër tipare rajonale. Tema e emigracionit krijon konflikte. Është e nevojshme një kulturë, që të dijë ta interpretojë si duhet këtë qytetërim të ri, i cili po lind nga takimi ndërmjet personave me 198 kombësi të ndryshme në një territor, që deri dje, njihte vetëm njerëz, të lindur e të rritur në të njëjtin qytet, me të njëjtën kulturë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.