2010-11-17 13:45:37

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Haxhinasto takon Benediktin XVI e i përsërit ftesën për të vizituar vendin.


(17.11.2010 RV)Sot, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Edmond Haxhinasto, me familjarët, i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, shkëlqesia e tij Rrok Logu, u takua me Papën Benedikti XVI.
Takim i përzemërt e me tematikë të pasur. Ministri Haxhinasto e informoi Atin e Shenjtë për situatën e sotme në Shqipëri dhe i foli për kremtimet mbarëpopullore me rastin e 100-vjetorit të Lindjes së Nënë Terezës, duke e falënderuar për kontributin që personalisht Papa dhe Selia Apostolike i ka dhënë dhe vijon t’i japë Shqipërisë në fusha të ndryshme. Kujtoi edhe se vitin e ardhshëm bie 20 vjetori i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë e Shqipërisë.
Para takimit me Papën e pikërisht dje pasdite, ministri Haxhinasto u takua me homologun e tij në Vatikan, imzot Mambertì, me të cilin foli mbi marrëdhëniet ndërmjet dy Shteteve, punën e çmueshëm të Kishës në shoqërinë e sotme shqiptar në kultivimin e vlerave shpirtërore, njerëzore, kulturore, të paqes e mirëkuptimit.
Në takimin e sotëm, Ministri Haxhinasto i përsëriti Benediktit XVI ftesën për të vizituar Shqipërinë. Por, për hollësira, të dëgjojmë vetë Shkëlqesinë e tij, zotin Haxhinasto, në mikrofonin e don David Gjugjës:................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.