2010-11-16 15:04:25

Vatikani hap një faqe interneti për kozmologjinë


(16.11.2010 RV)U nënshkrua sot një marrëveshje dyvjeçare ndërmjet Këshillit Papnor të Kulturës dhe Agjensisë Kozmike Italiane për të krijuar një “Faqe universale interneti për kozmologjinë”. Kjo faqe do të drejtohet nga imzot Xhanfranko Basti, dekan i fakultetit të filozofisë në Universitetin Papnor Lateranens. Marrëveshja është arritur në kuadrin e projektit STOQ (Shkencë, Teologji dhe Kërkime Ontologjike).
Objektivi i Portalit të Kozmologjisë është të tërheqë vëmendjen e publikut “mbi qëllimin, e harmonishëm, unitar e të vetëm të misioneve të ndryshme shkencore në hapësirë, të cilat kanë mundësuar një revolucion të vërtetë në ndërgjegjen e Universit”. Universiteti i Lateranit do të koordinojë projektimin dhe mirëmbajtjen e Portalit përsa u përket tematikave filozofiko-teologjike, ndërsa Agjensia Kozmike Italiane do të kujdeset për sektorin shkencor, me objektiv përhapjen e kulturës mbi kozmosin.







All the contents on this site are copyrighted ©.