2010-11-16 17:15:46

Më 23 nëntor paraqitja e librit-intervistë e Peter Seewald me Benediktin XVI


Të martën e ardhshme më 23 nëntor, në ora 10.30, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë në Vatikan, do të mbahet konferenca e shtypit e paraqitjes së libri: “Drita e Botës. Papa, Kisha, shenjat e kohës. Një bisedë e Benediktit XVI me Peter Seewald” (Libraria e Vatikanit). Do të marrin pjesë imzot Rino Fisichella, president I Këshillit Papnor për promovimin e Ungjillëzimit të ri, e gazetari Luigi Accattoli. Do të jenë të pranishëm doktor Peter Seewald, autori i intervistës dhe don Giuseppe Costa, drejtor i Librarisë e Shtëpisë Botuese të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.