2010-11-16 16:49:52

Dita ndërkombëtare e tolerancës për “të ndërtuar ura ndërmjet popullsive”


(16.11.2010 RV)“Toleranca është themeli i respektit të ndërsjelltë ndërmjet individëve e bashkësive dhe është bazë për ndërtimin e një shoqërie globale të vetme, me vlera të përbashkëta”. Kështu shkruan Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, në mesazhin për Ditën e sotme ndërkombëtare të tolerancës. Në notën e vet, Ban Ki-Mun i bën thirrje njerëzimit t’i japë dorën të afërmit e t’i shohë ndryshimet ndërmjet popujve e njerëzve, jo si pengesa të pakapërcyeshme, por si mundësi dialogu e mirëkuptimi. Toleranca – thekson ai – është e nevojshme veçanërisht në vigjilencën kundër politikave të polarizimit të shoqërisë, në një epokë ku stereotipet, injoranca dhe smira shkaktojnë ndarje e përçarje. Ta përqendrojmë vëmendjen e zemrën tek viktimat e diskriminimit e të mënjanimit – përfundon Ban Ki-Mun. Një popull i vetëm do të thotë të punojmë e të jetojmë sëbashku, mbi bazën e respektit të ndërsjelltë për pasurimin e ndryshueshmërisë njerëzore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.