2010-11-16 17:47:31

Austri: kardinali Shënborn i kërkon islamit të dënojë pa mëdyshje dhunën kundër të krishterëve.


(16.11.2010 RV)“Nga ana e myslimanëve pres fjalë të qarta që shprehin distancë nga dhuna kundër të krishterëve”. Me këto fjalë e çeli dje asamblenë plenare që mbyllet të enjten, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Austrisë, Kard. Shënborn. Situata e të krishterëve në Lindjen e Mesme është në fakt një nga temat themelore të kësaj plenarie. Kardinali Shënborn, cituar nga agjencia Sir, uroi që qeveria austriake të ndërhyjë në mënyrë të vrullshme “si Franca dhe Italia” për t’i strehuar viktimat e krishtera si edhe i drejtoi këtë thirrje udhëheqësve fetarë të islamit: “Pres fjalë me të cilat të thuhet qartë se dhuna dhe atentatet nuk përputhen me Kuranin dhe me fenë.”
Prelati foli edhe mbi mbështetjen që iu duhet dhënë familjeve të mëdha, duke shprehur edhe urimin e ipeshkvijve që qeveria federale të përmirësojë e jo ta përkeqësojë gjendjen e familjeve me shumë fëmijë. “Prerja e fondeve në këtë rast do të ishte një gabim shumë i rëndë”- paralajmëroi hirësia e tij Kardinali Shënborn.







All the contents on this site are copyrighted ©.