Kosovë: një javë filmi kushtuar së Lumes shqiptare Nënë Terezës
Në kuadrin e kremtimit të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, në Kosovë ende
vijojnë nismat përkujtimore. Të marten e kaluar në Teatrin Kombëtar në Prishtinë
filloi Java e filmit dokumentar kushtuar jetes dhe veprës se të Lumes Nënë Tereze.
Këtë javë, e shpalli të hapur Sali Morina, sekretar i Ministrisë së Kulturës, organizatore
kryesore e manifestimeve kremtuese, kushtuar Vitit Jubilar – 100 Vjetorit të lindjes
së me të madhës se kombit tonë. “Diçka e bukur për Zotin, Nëna Tereze e Kalkutes”,
quhej filmi, prodhim i BBC-së, që u shfaq në mbrëmjen e së martës. Diku në një paralagje
të Kalkutes pasqyrohej jeta reale, e rendë dhe plot sakrifcë e Nënë Terezes dhe misionareve
tjera të dashurisë që nga mëngjesi i hershëm, që nisej me lutje, e deri në orët e
vona të natës, në përpjekje për të ushqyer dhe zbutur dhëmbjet e të sëmurëve nga gërbula
te lënë pamëshirshëm rrugicave dhe kujdesi për foshjat e braktisura, për të varfërit
ndër më të varfër, ishte moto e punës së tyre, përkushtimi për Krishtin Zot. Në
çdo mbrëmje deri të dielën do të shfaqet nga një dokumentar, dy prej tyre me autorë
kosovarë, Ismet Rashiti “Nënës Tereze” dhe “Nëna e Dashurisë” i Fahri Hysajt.
“Për ta ndërtuar skenarin e këtij filmi i kam përdorë librat e dom. Lush Gjergjit,
por aty paraqitet edhe ai vetë, sepse është njohësi më i mire i Nënë Terezes” me tha
regjisori Hysaj, duke shpjeguar se dimensioni i filmit të tij më shumë se fetar është
human. Filmi zgjatë pesëdhjetë minuta dhe xhirimet janë bërë në Shkup, Shkodër, Letnicë,
Dublin, Zagreb e gjetiu, thotë ai, i cili nuk fsheh gëzimin që kishte arritur ta realizojë
ëndërrën, filmin e tij, siç tha, për Gonxhe Bojaxhiun, të Lumen Nënë Tereze, humanisten
shqiptare, e cila me veprën e saj i solli dritë mbarë njerëzimit. Me këtë nismë,
Kosova dëshiron të njihet dhe të zbulojë edhe më tej veprën dhe mësimet e Gonxhe Bojaxhiut,
të cilën e konsideron një ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Po
më hollësisht mbi Javës së Filmave Dokumentarë kushtuar Nënë Terezës, nga Prishtina
na njofton Rabie Ibraj........