2010-11-12 15:13:52

Komisionerja e BE-së Malstrom viziton Tiranën


Vetëm pak ditë pasi BE miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë, Cecilia Malstrom, komisionerja për çështjet e brendshme në Bashkimin Evropian ndalet në Tiranë. Malstrom është sot për një vizitë në kryeqytet të Shqipërisë, ku pritet të japë mesazhin lidhur me domosdoshmërinë e zbatimit të rregullave nga ana e qytetarëve shqiptarë.
Që herët vendet e BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me fluksin e qytetarëve drejt vendeve të Evropës që mund të pasojë lëvizjen e lirë dhe kërkesat për azil, që sipas vendimit janë të palejueshme. Komisioni Evropian, pas vendimit ka dhënë garanci shtesë me shkrim se do të mbikëqyrë rreptësishtë lëvizjen e qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE së, me qëllim që të mënjanohen abuzimet. Ndërkohë Kukan theksoi se nëse thyhen rregullat, mund te rikthehet regjimi i vizave, ndaj duhet bere shume kujdes.







All the contents on this site are copyrighted ©.