2010-11-12 15:13:27

Kardinali Bertone: norma kanonike e martesës të mbështetet mbi teologjinë!


12.11.2010 RV)“Normativa kanonike martesore është e vlefshme vetëm në se bazohet mbi teologjinë e përkon me të. Kur nuk zbatohet teologjia, kemi të bëjmë me një vizion juridik pastërtisht pozitivist e natyralist, të cilit i mungon drita e mbinatyrshme dhe forca ungjillore”.
Këtë theksoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, në fjalimin e mbajtur gjatë paraqitjes së librit: “Iustitia et ludicium; Studime mbi të drejtën martesore e mbi procesin kanonik, për nder të Antoni Stankieviç”, vëllim i shtypur nga Shtëpia Botuese e Vatikanit, kushtuar veprimtarisë juridike të ipeshkvit, dekan i Gjykatës Rota Romana.Kardianli Bertone nënvizoi se “Kisha e di që veprimtaria e saj ligjore, juridike e detyruese, për të qenë plotësisht e frytshme, duhet të krijojë bindje, si në individët e veçantë, ashtu edhe në bashkësi, pa u kufizuar në sjelljet e jashtme, por duke u bazuar sidomos mbi ndërgjegjen. Prej këndej, është e nevojshme që normat kanonike të shoqërohen me një veprimtari të vlefshme e të urtë baritore”, “sepse doktrina, pa baritorinë, mbetet letër e vdekur, ashtu si baritoria pa doktrinën, mbetet e ligshtë dhe rrezikon të prodhojë modele, për t’u shmangur”.







All the contents on this site are copyrighted ©.