2010-11-12 18:28:34

G20 përfundoi pa as asnjë marrëveshje.


Nuk zhbllokohet në G20 dialogu mbi tregun monetar e mbi tregtinë. Pak rezultate, perspektiva të dobëta.Në mbledhja e G20-ës në Seul të Koresë së Jugut, morën pjesë krerët e qeverive e të shteteve më të rëndësishme të planetit, përfshirë presidentit amerikan, Barak Obama. Mbledhja përfundoi me miratimin e planit, të ashtuquajtur “Aksioni i Seulit” për mbështetjen e një zhvillimi “të fortë, të arsyeshëm e të ekuilibruar”. Pesë, fushat e ndërhyrjes: nga politikat monetare në ato tregtare e të zhvillimit, nga bilanci në reformat financiare e strukturore.
Në veçanti, përsa i përket politikave monetare dhe treguesit të shkëmbimit të monedhës, të mëdhenjtë e botës angazhohen të sigurojnë qëndrueshmërinë e çmimeve dhe tregues, të bazuar më tepër mbi tregjet dhe ekonominë reale. Gjithashtu, shkruajnë ata, heqim dorë nga zhvlerësimet e parasë thjesht për arsye konkurence, për të nxitur një sistem të qëndrueshëm monetar ndërkombëtar.
Fusha e dytë i takon politikave tregtare dhe të zhvillimit, me të cilat do të favorizohet shkëmbimi i lirë dhe fluksi i investimeve. Në dokument shpjegohet se nuk do të bëhen veprime proteksionizmi në treg dhe se do të përfundojnë sa më shpejt negociatat e Dohës.
G20-a i impenjon ekonomitë e zhvilluara për të ekuilibruar bilancet e për të shlyer borxhet, sipas linjës së ndërmarrë në mbledhjen e Torontos e sipas kushteve të çdo vendi.
Pastaj, reforma financiare, për të rritur standartet në nivel kombëtar e ndërkombëtar përsa u përket kapitaleve dhe likuiditeteve të bankave. Do të zgjidhet gjithashtu edhe çështja e subjekteve, tepër të mëdhenj për të lejuar falimentimin.
Reforma strukturore është fusha tjetër e ndërhyrjes së G20-ës. Ndihet nevoja e reformimit të tregut të prodhimeve, të tregut të punës, është e domosdoshme reforma fiskale, forcimi i sigurisë, investimet në infrastrukturë dhe në ekonominë e gjelbër.
Përsa u përket çekuilibrimeve tregtare e konkurencës, të mëdhenjtë e botës pranuan se duhet të reduktohen teprimet. Një grup pune do të përcaktojë linjat udhëheqëse, që do të shqyrtohen më pas nga ministrat e financave. Verifikimi i parë i këtij procesi do të bëhet në gjysmën e vitit 2011, nën presidencën franceze.
Takimi u trumbetua si i suksesshëm, por në të vërtetë, për problemet kryesore si çekuilibri tregtar dhe lufta e valutës, u arrit vetëm një kompromis. Para se të fillonte, Papa Benedikti XVI i inkurajoi krerët botërore për të përballuar problemet e rënda, që prisnin zgjidhje nga ata, zgjidhje – theksonte Ati i Shenjtë – që duhet të jenë të qëndrueshme, afatgjata dhe të drejta.
“Uroj – shkruante Papa - të fitohet vetëdija se mjetet e përdorura, si të tilla, do të mund të funksionojnë vetëm në se, në analizën e fundit, do të jenë në shërbim të realizimit të të njëjtit qëllim: progresit të vërtetë e të gjithanshëm të njeriut”, pa privilegjuar disa vende, në dëm të të tjerave.
“Për vetë ardhmërinë e njerëzimit është vendimtare t’i tregohet botës dhe historisë se sot, edhe për shkak të kësaj krize, njeriu ka fituar pjekurinë aq, sa të pranojë se qytetërimet e kulturat, ashtu si dhe sistemet ekonomike, shoqërore e politike, mund e duhet të krijojnë vizionin e përbashkët të dinjitetit njerëzor, që respekton ligjet dhe kërkesat e vetë Zotit Krijues”, përfundonte Papa, me një reflektim që mbetet aktual edhe pas mbledhjes së G20-ës.







All the contents on this site are copyrighted ©.