2010-11-12 15:13:39

Filluan punimet për ndërtimin Shpellës e Betlehemit në Sheshin e Shën Pjetrit.


(12.11.2010 RV)Në Sheshin e Shën Pjetrit ndjehet tashmë atmosfera e Krishtlindjes. E këtë atmosferë e krijon fillimi i punimeve për ngritjen tradicionale të Shpellës ku Lindi Krishti, që vijon të realizohet prej 30 vjetësh përballë Bazilikës madhështore të Vatikanit, me dëshirën e Gjon Palit II.
Punonjësit e Governatoratit e nisën punën, duke ngritur strukturën përballë Obeliskut, në drejtim të Rrugës së Pajtimit e duke rrethuar zonën, për të vijuar qetësisht punimet.
Shpella e Betlehemit, që për nga madhësia mund të krahasohet me një shtëpi të mirëfilltë dykatëshe, do të ketë pranë edhe Bredhin tradicional të Festave të mëdha të dimrit.
Ngritja e Shpellës së Betlehemit, të cilën e duan aq shumë si romakët, ashtu edhe shtegtarët që vijnë për Këshndella në Vatikan, përsëritet që nga vitit 1982, kur u ngrit për herë të parë, me nismën e Papës Vojtila.
Shpella do të përurohet më 24 dhjetor, sipas traditës, në praninë e Benediktit XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.