2010-11-11 17:42:00

Ipeshkvijtë e Evropës: Pas udhëtimit të Papës në Spanjë, të fillojmë edhe një herë me ungjillëzimin e kontinentit.


(11.11.2010 RV)“Është e nevojshme që Zoti të kthehet lavdishëm në qiejt e Evropës.” Kështu lexohet në një notë të përbashkët të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Atë Duarte da Kunja dhe sekretarit të përgjithshëm të Komisionit të ipeshkvnive të Bashkimit Evropian, Atë Pjotër Mazurkieviç – njofton agjencia e lajmeve SIR. Pas sfidës, - përpara së cilës na vuri Benedikti XVI në Santiago të Kompostelës, - mbi kontributin që Kisha duhet të japë në Evropë, dy sekretarët nënvizuan se sa urgjente është që në zemrat e njerëzve të zgjohen pyetjet e mëdha mbi kuptimin e jetës, se pse njeriu nuk është krijuar vetëm për gjërat e përkohshme por për amëshimin. Kontributi, që mund të japë Kisha në këtë kontinent, në formë shërbimi, është ky: “Të tregojmë kujdes për Zotin e për njeriun duke u nisur nga mënyra se si kuptohen të dy Këta nga Jezusi.”







All the contents on this site are copyrighted ©.