2010-11-10 14:39:42

Papa do të vizitojë Bibliotekën e restauruar të Vatikanit


(10.11.2010 RV)Më 18 dhjetor, Papa Benedikti XVI do të vizitojë Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, pas restaurimit. Lajmin e dha dje, prefekti i saj, imzot Çezare Pazini, gjatë paraqitjes së ekspozitës dhe konferencës, organizuar me rastin e rihapjes së Bibliotekës për publikun. Kujtojmë se ky institucion i rëndësishëm, ku ruhen mijëra libra e dorëshkrime tejet të rëndësishme për historinë e njerëzimit, i hapi dyert sërish më 20 shtator. Çdo vit, aty punojnë rreth 20 mijë studiues.







All the contents on this site are copyrighted ©.