Kryetari i LDK-së Mustafa, telegram ngushëllimi kryeministrit Berisha për viktimat
e aksidenti të autobusit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me anë të një telegrami, ka
ngushëlluar Kryeministrin Berisha dhe familjet e viktimave të aksidentit automobilistik
ne linjen Tirane-Athine, ndodhur në aksin rrugor Ballsh - Tepelenë. Sipas Zyres
se Shtypit te Kryeministrise, ne mesazh thuhet se, "Më lejoni që në emër të të gjithë
qytetarëve të Republikës së Kosovës t'ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen
e gjithë atyre jetëve në aksidentin e rëndë të komunikacionit të ndodhur në Ballsh". "I
bashkohemi dhimbjes së familjeve dhe gjithë popullit shqiptar për humbjen e më të
afërmeve të tyre", përfundon telegrami i ngushëllimit.