2010-11-09 17:10:32

U hap në Romë Asamblea plenare e Komitetit Papnor për Kongresin Eukaristik.


(09.11.2010 RV)Sot paradite, në Romë, u hap Asamblea plenare e Komitetit Papnor për Kongreset Eukaristike Ndërkombëtare. Pas fjalimit të mirëseardhjes së kryetarit të Komitetit Papnor Imzot Pjero Marini, e mori fjalën prefekti i Kongregatës së ipeshkvijve, kardinali Mark Ujé, me një raport mbi kongresin e 49-të eukaristik ndërkombëtar të Kebekut, mbajtur nga 15-22 qershor 2008. Kongresi, që përfshinte orë katekizmi, takimesh dhe ceremonishë liturgjike, përqendrohej tek tema “Eukaristia, dhuratë e Zotit për jetën në botë.”
Për nesër, programi i Asamblesë Plenare parashikon edhe paraqitjen e tekstit bazë të Kongresit të 50-të eukaristik ndërkombëtar që do të mbahet në Dublin nga 10-17 qershor 2012. Kongresi i Dublinit me temë: “Eukaristia: Bashkimi me Krishtin dhe mes nesh.”, do të paraqitet nesër nga kryeipeshkvi i Dublinit, Imzot Diarmyd Martin. “Formulimi i kësaj teme, - është shprehur kohët e fundit imzot Martin, - lindi nga përputhja e rastësishme e përvjetorëve të kremtimit të Kongresit me 50-vjetorin e çeljes së punimeve të Koncilit Vatikanas II, i cili “qe një moment përtëritje dhe thellimi i mësimit të Kishës dhe të vetëdijes si Korp i Krishtit dhe Popull i Zotit.” Gjatë seancës së nesërme do të paraqitet edhe programi përgatitor për Kongresin e Dublinit. Takimi do të përfundojë të enjten e ardhshme, ditë kur parashikohet edhe audienca e Benediktit XVI me pjesëmarrësit në Asamblenë Plenare.







All the contents on this site are copyrighted ©.